Piu 30 shotsa me vodka, ja si përfundoi kjo 18-vjeçare

Për vdekjen e saj në moshën 18-vjeçare u hetua një 31-vjeçar nga Algjeria, i cili dyshohej për dhunë seksuale. Në fakt, me sa duket, e reja Caroline 'Carrie' Everest nga Sheffield në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti të pësuar, si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit.

Fun

07/07/2016 16:49

Më 22 nëntor të vitit të shkuar, Carrie shkoi në një lokal me disa miq të saj. Aty vajza konsumoi disa pije alkoolike si dhe rreth 30 shotsa me vodka. Më pas ajo u largua e vetme nga lokali në orën 3 të natës. Nga ai moment askush nuk dinte gjë për të, deri pasditen e ardhshme, kur u gjet e pajetë në një lumë.

Hetimet u përqendruan menjëherë tek Yousef Tarfasi, një burrë, i cili ishte kapur nga kamerat e sigurisë dhe që dukej se po fliste me vajzën. Në video ai duket se po i jep bluzën e tij që ajo të ngrohej dhe të mos kishte ftohtë. Të dy janë parë duke marrë një taksi bashkë. Fillimisht Yousef mohoi ta kishte takuar vajzën, duke patur frikë se mund të arrestohej, por më pas nisi të bashkëpunonte me policinë.

Ato që e shpëtuan nga burgu dhe akuzat djalin ishin pamjet e disa kamerave të tjera si dhe fakti se në trupin e vajzës nuk paraqiteshin shenja të dhunës seksuale. Vajza ishte filmuar nga kamera të tjera duke ecur e vetme, pak orë para se të ndërronte jetë, siç tregon autopsia në trupin e saj. Me shumë mundësi, shkak për vdekjen e vajzës së re është bërë konsumi i tepërt i alkoolit si dhe rënia në lumë.

An inquest will begin today into the death of Caroline Everest, 18, from Sheffield who was found dead after a night out in Sheffield, November 2015. See Ross Parry story RPYINQUEST :