“Portugalia më e dobët se Turqia dhe Çekia”
Qendërmbrojtësi kroat, Vedran Corluka, mendon se Portugalia është më e dobët se Turqia dhe Republika Çeke.

Sport
Portugalia e eliminoi Kroacinë nga kampionati Evropian, me një gol të Ricardo Quaresmas në minutën e 117-të.
Por, për mbrojtësin kroat, Vedran Corluka, “luzitanët” janë më të dobët se Turqia dhe Çekia, ekipe me të cilat kroatët u përballën në grupin D, përcjell Lajmi.net.
“Portugalia është skuadër më e dobët se Turqia dhe Çekia. Por, humbja në vitin 2008 nga Turqia ishte më e dhimbshme se kjo”, u shpreh futbollisti kroat.