Kaos në Stamboll, s’ka gej paradë gjatë muajit të Ramazanit (Video)
Përfaqësuesit e LGBT-së në Turqi i kanë ftuar anëtarët e vet në paradë më 19 dhe 26 qershor, gjatë “javës së krenarisë”, derisa forcat nacionaliste dhe islamike në Turqi kanë kërcënuar me koftra-marsh, në rast se mbahet gej parada
Bota
Policia turke ka shkrepur plumba gome dhe ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të rreth 50 pjesëtarëve të komunitetit LGBT të cilët ishin mbledhur në Stamboll.
Disa qindra policë e kanë bllokuar sheshin kryesor të qytetit, Taksim, në mënyrë që të parandalojnë grumbullimin e komunitetit LGBT gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton AFP, transmeton lajmi.net.
Autoritetet turke më herët e kanë ndaluar mbajtjen gej paradës në Taksim të Stambollit për shkak të sigurisë së tyre.
Përfaqësuesit e LGBT-së në Turqi i kanë ftuar anëtarët e vet në paradë më 19 dhe 26 qershor, gjatë “javës së krenarisë”, derisa forcat nacionaliste dhe islamike në Turqi kanë kërcënuar me koftra-marsh, në rast se mbahet gej parada.
Paradën e vitit të kaluar e kishte ndaluar policia duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. /Lajmi.net/
#İstanbul: #TransOnurYürüyüşü için #MisSokak‘ta toplananlara polis tekrar #PlastikMermi‘lerle saldırdı @ahmetsaymadipic.twitter.com/uURDIr0JE5
— İstanbul Indymedia (@Istanbul_Indy) June 19, 2016
17:36 #İstanbul, #Turkey: #Police attack #TransPride March with #TearGas and #PlasticBullets. @SPoDLGBTI#LGBTIpic.twitter.com/rfQZOTAWZP
— İstanbul Indymedia (@Istanbul_Indy) June 19, 2016