Vidal: Ky është futbollisti më i mirë në botë

Arturo Vidal mendon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

19/06/2016 15:06

Argjentina dhe Kili janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, por nuk do të ndeshen me njëra-tjetrën.

Por, mesfushori kilian, Arturo Vidal, ka thënë se dëshiron të përballet me argjentinasit në finale të kësaj gare.

Ai ndër të tjera e ka lavdëruar edhe yllin e Argjentinës, Leo Messi, për të cilin ka thënë se është më i miri në botë.

“Të gjithë e dimë që Messi është futbollisti më i mirë në botë. Me të në ekip ndryshon gjithçka”, ishin fjalët e mesfushorit të Bayernit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.