Shqipëria me dy mungesa ndaj Rumanisë

Shqipëria do të jetë pa dy futbollistë, në sfidën e fundit të fazës së grupeve në “Euro 2016” ndaj Rumanisë.

Sport

19/06/2016 08:55

Përveç Burim Kukelit të suspenduar për shkak të kartonëve, Shqipëria do të jetë edhe pa Naser Alijin ndaj Rumanisë.

Mbrojtësi i majtë e pa pësuar një lëndim, ndërsa në stërvitjen e djeshme nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës.

Trajneri Gianni De Biasi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit në fjalë, duke parë edhe mbingarkesën e Ansi Agollit i cili ka zhvilluar dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës.

Por dëmtimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësuar të kalueshëm, bën që në këtë ndeshje të jetë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e pare, transmeton Panorama Sport.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.