“Euro 2016”: Sot, dita e shqiptarëve
Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të grupit A në "Euro 2016" nga ora 21:00, në të cilin luajnë edhe Shqipëria e Zvicra.
Sport
Shqipëria dhe Zvicra e gjashtë shqiptarëve, sot i zhvillojnë ndeshjet e treta në fazën e grupeve të Evropianit, përcjell Lajmi.net.
Kuqezinjtë përballen me Rumaninë, ndeshje në të cilën do ta kërkojnë fitoren për vendin e tretë në grup.
Ndërsa Zvicra dhe Franca luajnë për vendin e parë të grupit.
“Gjelat” e kanë siguruar kualifikimin tutje me gjashtë pikë, ndërsa “helvetët” kanë katër.