“Euro 2016”, ndodh një problem serioz (FOTO)

Franca ka dështuar të ruajë nivelin e sigurisë në “Euro 2016”.

Sport

18/06/2016 13:45

Fillimisht ishin tifozët e Rusisë të cilët u përplasën me anglezë duke shkaktuar trazirat e para gjatë “Euro 2016”.

Por, më pas pati edhe përleshje të tjera. Kurse, të premten ndodhi një incident i madh brenda në stadium.

Tifozët e Kroacisë hodhën fishekzjarrë në fushë duke ndërprerë përkohësisht ndeshjen kundër Republikës çeke.

Andaj, krejt kjo është dëshmi se Franca ka dështuar të ruajë nivelin e sigurisë në “Euro 2016”, shkruan “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.

Autoritetet janë zotuar se do të përkujdesen maksimalisht për sigurinë.

Por, deri më tani duket sikur kanë dështuar keq.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.