Përsëri del online në rrejtët sociale Testi i Maturës (Foto)
Publikimi online i Testit të Maturës ka dalë edhe sot, kur po mbahet pjesa e dytë e tij.
Lajme
Ky test ka dalë në disa grupe në rrejtët sociale ende pa filluar testi në disa shkolla të Kosovës.
KALLXO.com ka zbuluar një grup në të cilin janë duke qarkulluar pjesë të testit ndërsa po vërehet një interesim i personave të tjerë për të pasur sa më shumë pyetje dhe përgjigje të pasqyruara në këtë grup në Facebook.
Sot Testit të Maturës i janë nënshtruar rreth 32 mijë maturant në 252 qendra.

