Kush po mashtron në debatin e ri të “ikjes së katolikëve” nga Kosova?!
Lushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të t’i tregojë Papa Françesku që sa katolik shqiptarë kanë lëshuar shtetin dhe janë larguar nga Kosova për dhjetë e fundit, raporton lajmi.net. Analisti Halil Matoshi e ka quajtur armiqësore këtë deklaratë të Lushit.
Lajme
Vizita e presidentit Hashim Thaçi në Vatikan ka hapur në Kosovë një debat të ri, atë të “ikjes së katolikëve” nga Kosova.
Ka qenë publicisti Uk Lushi ai i parë që e ka hedh tezën se “katolikët po largohen nga Kosova”. Mirëpo një teori e tillë ka hasur në kundërshtime të fuqishme.
Lushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të t’i tregojë Papa Françesku që sa katolik shqiptarë kanë lëshuar shtetin dhe janë larguar nga Kosova për dhjetë e fundit, raporton lajmi.net.
Ai e ka dhënë një shifër prej 20 mijë katolikëve që sipas tij kinse janë larguar nga vendi.
Analisti Halil Matoshi e ka quajtur armiqësore këtë deklaratë të Lushit.
“Të kenë ik nga Kosova 20 mijë shqiptare të besimit katolik, se ‘nuk qenkan te barabarte me secilin pjesëtarë të familjes (shqiptare)’ – pra nen presionin e shqiptareve mysliman si shumice, kjo asht fantazi e përmasave fashiste! Sepse unë nuk e pranoj raportin shumica-pakica as në etninë po as në kombin unik kulturor (sipas mendësisë shqiptare) as në shtetin modern dhe as në një shoqni politike te emancipueme… Prandaj kjo asht një rren ordinere e plot sherr e UK Lushit, një patrioti me bateri qe flet marrzina nga Amerika, e qe nxit perçamje mes shqiptaresh të paditun e për qëllime të egove të smuta të disa njerëzve qe ngrisin bajrakun e kauzave false, sepse janë kokëshkretë dhe nuk kane asni kauze te vërtet e të drejtë”, ka shkruar ndër tjerash Matoshit.
Ka reaguar edhe Fahredin Spahija. Ai e ka quajtur psikopat Uk Lushin. “Uk Lushi një psikopat apo siç thotë populli, një “sherr budallë” që përpiqet me përça shqiptarët mes vedi mbi baza fetare duke manipulu me “fakte” që i di vetëm ai! Mendoj se me te duhet me u marr në rend të parë prijësat katolikë shqiptarë të Kosovës e me ja mbyllë gojën plotë helm! Si musliman dhe si nip i një imami që ka qenë mik fort i ngushtë i familjes Lleshi të fshatit Zllakuqan ku i Zoti i shtëpisë (sipas rrëfimeve të babës dhe axhës tim) paska ruajtur një postaqi (gëzof ugiqi) vetëm për Mulla Ilazin (gjyshin tim) asnjëherë si kam shiku katolikët shqiptarë si “të tjerë” por gjithmonë si pjesë të një tanësie. Kisha dhe kam shumë shokë shqiptarë të fesë katolike por kisha dhe kam edhe studentë që janë me përkatësi fetare katolike dhe ata asnjëherë si shoh me “një sy tjetër” prandaj nuk mund të besoj në ate që e thot goja e mendjs e helmatisur e Uk Lushit! Për këtë arsye, siç thotë publicisti Halil Matoshi në postimin e tij për problematikën e njëjtë: Folni sa nuk u bë vonë të gjithë ju që e doni këtë vend dhe këtë popull!”, ka shkruar ai.
Edhe Berat Buzhala ka reaguar, duke e mohuar se katolikët po largohen për ndonjë arsye të caktuar. Sipas tij, kjo vlen edhe për myslimanët, por nuk ka ndonjë arsye të caktuar pse ikin veç katolikët, raporton lajmi.net.
“A ka diskriminim te katolikëve në Kosovë? JO. A ka, ose a ka pas plan për t’i detyruar ata për t’u larguar, në mënyrë sistematike? JO”, ka shkruar nder tjerash Buzhala i cili i përket besimit katolik.
E Arbana Xharra, ka qenë gati në të njëjtën linje me Uk Lushin. “Këtë debat s’mund ta bëjmë pa fakte nga terreni. Për që ka çdo ditë e më pak katolikë është shumë e vërtetë. Që kanë ike te familjet e tyre, kryesisht në Kroaci, po ashtu është e vërtetë. Për që nëpër shkolla në fshatra katolike ka gjithmonë e më pak nxënës, edhe kjo është fakt. Në Klinë, p.sh. plot shkolla janë mbyllur se nuk ka nxënës. Për që Anamorava është zbrazë prej katolikëve e dëshmon shumë lehtë. Arsyet s’e besoj që janë prej të mirave. Interpretimet secili prej nesh mund t’i bëjmë qysh të kemi qejf, por kjo temë duhet të hapet”, ka shkruar ajo.
Edhe Arben Rugova, gazetar shumëvjeçar, e kundërshtuar ashpër Uk Lushin dhe “të dhënat” e tij.
Uk Lushi, dhjetë vjetët e fundit mund të kenë ikur nga Kosova më shumë se 200 mijë shqiptarë. Rreth 20 mijë prej të larguarëve (për të cilët jeni të shqetësuar) mund të kenë qenë shqiptarë të besimit Katolikë.
Por Uk, duke përmendur vetëm shqiptarët e besimit Katolikë dhe duke kërkuar nga Hashim Thaçi të rrëfehet përpara Papës për arsyet e largimit të tyre, keni lënë të kuptohet se katolikët tanë kanë ikur nga “presioni”, që ju nuk e keni theksuar prej kujt, bashkëkombasëve të tyre të besimit Islam apo hallkave të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Rugova.
Tutje, Rugova e pasqyron një bisedë me mikun e tij katolik.
“Uk, unë me mikun tim Ilirin (i besimit katolik), shpeshëherë e kemi diskutuar largimin tonë të mundshëm nga Kosova. Kemi përmendur si arsye korrupsionin; krimin e organizuar; mungesën e investimeve të huaja; moszhvillimin ekonomik; nepotizmin; varfërinë, dhe, edhe mundësinë e rritjes së ekstremizmit fetar, si një e keqe për cilëndo shoqëri demokratike, e keqe për shoqërinë tonë, dhe jo vetëm për një pjesë të saj. Uk, nuk je i vetmi që e vlerëson Hashim Thaçin si një politikan të dështuar, ashtu sikurse ka të atillë që vlerësojnë se është George Ëashingtoni i Kosovës. Por keni gabuar rëndë kur keni lënë të kuptohet sikur shqiptarët e besimit Katolikë po largohen nga një lloj presioni a represioni që po bëhet ndaj tyre në Kosovë!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/