Bebe Rexha i tregon botës se është shqiptare (FOTO/VIDEO)
Këngëtarja Bebe Rexha nuk e harron për asnjë moment se është shqiptare.
ShowBiz
Artistja e cila dita ditës po bëhet më e njohur dhe më e kërkuar në tregun botëror të muzikës, Bebe Rexha, krenohet përsëri me prejardhjen e saj.
Rexha ka bashkëbiseduar drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Facebook, gjatë rrugëtimit të saj për në New York, shkruan lajmi.net.
Bebe i është përgjigjur pyetjeve të shumta nga fansat, shumë prej të cilëve ishin shqiptarë. Ajo ka përshëndetur në shqip, e madje ka bërë edhe shqiponjën me duar, duke i thënë vetes ‘shqipe’.
Në fund të videos, Bebe ka bërë prap shqiponjën, duke mbyllur në këtë mënyrë këtë bashkëbisedim ‘live’ me fansat nga e gjithë bota./lajmi.net

