Vendim i papritur: Largohet nga Shqipëria
Ajo që flitej ditëve të fundit në formë thashetheme, tashmë po bëhet realitet pasi zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani po shihet gjithnjë e më shumë si trajner i Luganos për sezonin e ardhshëm.
Sport
45vjeçari është lavdëruar shpesh nga Gianni De Biassi, i cili e ka si ndihmës besnik prej vitesh, por duket se tashmë Tramezzani po mendon të fillojë punën i vetëm, duke tentuar të bëjë karrierë si trajner.
Sky Sport në Itali e ka bërë të sigurt faktin se Tramezzani do ta zë vendin e lënë bosh nga Zdenek Zeman, por nga Zvicra ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Sipas medieve zvicerane, Tramezzani është në listë, por në garë më të është edhe ishfutbollisti i famshëm zviceran Ciriaco Sforza.
Nuk duhet harruar edhe diçka tjetër pasi sikurse De Biasi edhe Tramezzani është nën kontratë me Shqipërinë. Vështirë se FSHF do ta ndalë, nëse Lugano i bën ofertë zyrtare.
