Këto ishin fjalët e fundit të deputetes britanike para se të vdiste
“Dhimbja ime është shumë e madhe” këto ishin fjalët e fundit të deputetes britanike Jo Cox para se të ndërronte jetë.
Bota
Ajo u sulmua me thikë dhe armë nga një person pranë një librarie në Bristoll, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ghulam Maniyar, babai i asistentes së deputetes, Fazlia Aswat tha për ITVNews se vajza e tij e cila ishte e mbuluar, në atë kohë ishte së bashku me deputeten. “Ato po largoheshin nga zyra, shkruan në treg, ndërsa deputetja gjendej në karrigen e prapme të veturës. Vetura u ndalua pasi Jo vendosi të dal jashtë. Vajza ime nuk e dinte se ajo do të qëllohej pasi sulmuesi ka qenë duke pritur jashtë në vendin kur ndodhi ngjarja”, shpjegon ai, transmeton lajmi.net.
Babai i asistentes së vajzës e përshkruan momentin kur e bija e mbante në krahë deputeten. “Ajo tha se plaga ishte shumë e rëndë. Kishte shumë gjak. Ajo i kërkoi asaj që të zgjohej, por përgjigja e deputetes ishte kjo “ Jo, dhimbja ime është shumë e rëndë, Fazlia”, citon babai vajzën e saj.
Nëna e dy fëmijëve deputetja e Partisë Laburiste u gjuajt me thikë dhe armë zjarri dje në mesditë. Ajo u qëllua tri herë me armë dhe shtatë herë me thikë.
Tutje, Ghulam Manyer babai i asistentes së deputetes së ndjerë thoshte se Cox ishte një person që kishte shumë dëshirë t’i ndihmonte të tjerët. “Ajo brengosej për sirianët, dhe shqetësohej për njerëzit e zakonshëm. Sa herë që e kërkonit atë, ajo vjen dhe me një buzëqeshje ju ndihmonte juve”./lajmi.net



