Kuvendi i vendosë në rend dite projektligjet për EULEX-in
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë futur në shqyrtim me procedurë të përshpejtuar dhe me shmangieje të rregullores dy projektligjet që nderlidhen me EULEX-in.
Lajme
Kështu, në seancën vazhduese e cila ka nisur dje, Kuvendi vendosi që të shtyjë përpara votimin e projektligjin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it , si dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Propozimin për shmangieje të rregullorës për këto dy projektligje e ka bërë Grupi Parlamentar i PDK-së, i cili është përkrahur edhe nga LDK -ja e Lista Serbe, kurse VV-ja ishte kundër saj.
Për këtë propozim në votim morën pjesë 85 deputetë, ku 80 ishin për, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Por në këto moment është ndërprerë séance vetëm disa minuta pasi ajo filloi. Kjo pasi pritet që për këto projektligje të vijë e të flasë në seancë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Por meqë ai nuk ishte i pranishëm në sallë, kryesuesi i Kuvendit, nënkryetari Xhavit Haliti, dha 15 minuta pauzë./lajmi.net