Disa zona të Kalasë së Prizrenit mbyllen përkohësisht, Ministria thotë se janë në gjendje të rënduar dhe paraqesin rrezik për vizitorët
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ka njoftuar se në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve, Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht në disa zona të saj. Ata kanë njoftuar se ky vendim është marrë pas vlerësimeve profesionale që evidentojnë gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Këto…
Lajme
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ka njoftuar se në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve, Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht në disa zona të saj.
Ata kanë njoftuar se ky vendim është marrë pas vlerësimeve profesionale që evidentojnë gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët.
Këto zonat me rrezik do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të radhës.
“Po ashtu, pezullohet menjëherë dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta. Publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë dhe për afatet e mundshme të rihapjes”, ka njoftuar Ministria.
Ata kanë kërkuar mirëkuptim të të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, dhe kanë theksuar se ky vendim është në shërbim të ruajtjes së një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe të sigurisë së vizitorëve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: