Kroacia i premton Kosovës përkrahje për vizat
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur sot ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.
Lajme
Gjatë këtij takimi sipas një komunikate të MPB-së, thuhet se Hyseni ka thënë se Kosova dhe Kroacia janë shtete mike me bashkëpunim në të gjitha fushat.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë janë dy shtete mike që kanë një bashkëpunim në të gjitha sferat e funksionimit institucional, respektivisht bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi Hyseni, përcjell lajmi.net.
Hyseni kërkoi që të ketë edhe më tej avancim të raporteve mes dy shteteve sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, në mënyrë që të parandalohen këto të këqija që prekin qytetarët e të dyja vendeve.
Ambasadorja Kapitanovic vlerësoi raportet mes dy shteteve dhe më këtë rast, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./ lajmi.net.