S’ka kuorum, nuk votohet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Seanca është vendosur të vazhdojë nesër në ora 11, me dy pikat e mbetura të rendit të ditës, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

Lajme

16/06/2016 19:34

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet sonte për shkak të mungesës së kuorumit, duke mos mundur të votojë dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-i, raporton lajmi.net.

Seanca është vendosur të vazhdojë nesër në ora 11, me dy pikat e mbetura të rendit të ditës,  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë;

Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/