Miftaraj ironizon me Bardiqin: Të kërkojë nga Kushtetuesja që kamerat të largohen nga Kuvendi, të ketë mundësi të luaj “karate” me fatin e Republikës

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke ironizuar ka kërkuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Naim Bardiqi që sot të iniciojë rast në Kushtetuese me kërkesë që të largohen të gjitha kamerat nga Kuvendi dhe ky i fundit të ketë mundësi të luaj “karate” me fatin e Republikës. Kërkesa e Miftarajt erdhi pasi mbrëmë…

Lajme

28/04/2026 09:27

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke ironizuar ka kërkuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Naim Bardiqi që sot të iniciojë rast në Kushtetuese me kërkesë që të largohen të gjitha kamerat nga Kuvendi dhe ky i fundit të ketë mundësi të luaj “karate” me fatin e Republikës.

Kërkesa e Miftarajt erdhi pasi mbrëmë është publikuar një fotografi e deputetit Naim Bardiqi, i cili shihet duke komunikuar me dikë në telefon në seancën e zgjedhjes së presidentit e në mesazh e sipër shkruante “po e zgjedhim karate”, pastaj të “shohim çka thotë Kushtetuesja”.

Postimi i tij i plotë:

Deputet Bardiqi kurgju puna jote nese sot nuk inicon rast ne Gjykate Kushtetuese me kerkese qe te largohen krejte kamerat nga Kuvendi i Kosoves ne menyre qe ti me pas mundesi me lu karate me fatin e Republikes dhe ne te njejten kohe me tu ru pavaresia.

P.S. Kjo keshilla ime per Brus Lee deputetin me iu drejtu Gjykates Kushteteuse eshte pjese e lojes karate me te./Lajmi.net/