Shpallet e pafajshme ish kryeprokurorja e Gjakovës, Shpesa Bakija
Pas disa seancave të mbajtura trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Gjilanit, është shpallur Aktgjykim lirues për të akuzuarën Shpresa Bakija, ish -prokurore e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Lajme
Zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra bënë të ditur për lajmi.net se Gjykata nuk ka gjetur prova për të akuzuarën Bakija.
Ndërsa, sipas tij, për të akuzuarin Arben Arifi është shpall Aktgjykim refuzues pasi që është arritur koha e parashkrimit të veprës penale.
Shpresa Bakija ishte akuzuar për tri vepra penale përfshirë zbulimin e fshehtësisë zyrtare, shpërdorimin e pozitës dhe veprën penale të cenimit të fshehtësisë së korrespondencës.
Ndërsa në tetor të vitit 2015, Shpresa Bakija, ishte suspenduar nga të gjitha funksionet saj në Prokurori, raporton lajmi.net
Kështu, në shkallën e parë ajo është shpallur e pafajshme, mbetet të shihet çfarë do të ndodh në shkallën e dytë./ Lajmi.net