Mavraj komenton përsëri humbjen, ja çfarë thotë tani
Mërgim Mavraj është lumturuar jashtëzakonisht kur e ka parë stadiumin e Marsejës me ngjyrat kuq e zi.
Sport
Në një postim të bërë në Facebook para pak çasteve, Mavraj është shprehur krenar me kombin shqiptar.
“Uh çfarë emocionesh na keni dhuruar. Lumturi e jashtëzakonshme teksa shikoje stadiumin kuqezi. Krenar për kombin shqiptar”, shkroi Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai ishte ndër më të mirët në fushë, në humbjen e Shqipërisë 2:0 ndaj Francës.
