Cilën skuadër e simpatizon ambasadori britanik O’Connell?
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell, ka zgjedhur që ndeshjen mes Anglisë dhe Uelsit ta shikojë në ekranin e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Lajme
Ndonëse me vjen nga Anglia, O’Connell, të paktën zyrtarisht, nuk guxon të simpatizojë për vendin e tij, pasi që si ambasador i Britanisë së Madhe, përfaqëson dy vendet që aktualisht janë duke ndeshur në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2016”.
Në foton e postuar në profilin e tij në Facebook, O’Connell, ka shkruar se momentalisht po simpatizon për përfaqësuesen e Uelsit./lajmi.net