Në një reagim publik, Ramadani theksoi se asnjë nga partitë opozitare nuk ka ngritur akuza konkrete ndaj Rushitit. “Askush nga opozita nuk po thotë se znj. Feride Rushiti është e kontrolluar nga Vetëvendosja. Pse pra nuk e votoni?”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk ka pretendime as për qëndrime antiamerikane apo kundër vlerave të luftës nga ana e saj. “Askush nuk mund të thotë se znj. Rushiti është antiamerikane apo kundër vlerave të luftës, atëherë pse kjo refuzim për ta votuar?”, pyeti Ramadani.
Sipas tij, opozita është e vetëdijshme se nuk mund të fitojë politikisht në këtë situatë, prandaj po zgjedh bllokimin si mjet veprimi. Ai i bëri thirrje deputetëve opozitarë që të reflektojnë dhe të mbështesin kandidaten.
“Mos e bëni këtë. Ejani dhe votojeni një kandidate të shquar e të vlerësuar si Feride Rushiti, e cila plotëson çdo kriter. Zhbllokojeni vendin, sepse Kosovo është edhe i juaji”, përfundoi ai.