Përleshje fizike mes dy drejtorëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit
Dy zyrtarë të lartë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë përfshirë në një përleshje fizike gjatë ditës së djeshme. Policia e ka konfirmuar rastin dhe kanë nisur procedurat e rregullta ligjore
Lajme
Faton Abazi, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Rifat Kelmendi, drejtor i departamentit të dëmeve në këtë Byro, sipas burimeve të lajmi.net dje pas orës 15:00 janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Rastin për lajmi.net e konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se për këtë është hapur rast.
Ndërsa lajmi.net ka provuar të marr një version edhe nga dy të përfshirit në këtë rast, Faton Abazi dhe Rifat Kelmendi.
Abazi gjatë bisedës së parë më të ka thënë se është një mbledhje dhe ka thënë që to kontaktohet pas dy ore. Por edhe për kundër thirrjeve pas kësaj kohe ai më nuk është lajmëruar në telefon.
Kurse, Rifat Kelmendi nuk ka mundur të jap ndonjë përgjigje të saktë për rastin.
Ai fillimisht kur është pyetur për këtë ka thënë se e tëra është shpifje, por gjatë bisedës ka pranuar se në zyrët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve kanë qenë Policia e Kosovës, duke shtuar se janë merr vesh për gjithçka.
“Shpife janë këto shpije. Po policia ka qenë dhe jemi marr vesh për gjithçka”, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli i pyetur për këtë ka thënë se nuk ka informacione. Ai për lajmi.net ka thënë se të mërkurën në orët e paradites kanë pasur një mbledhje me drejtorët, por që gjithçka ka shkuar mirë.
Ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net rastin e ndodhur në objektet e Byrosë së Sigurimeve në Kosovë, tek zona industriale në Fushë Kosovë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth në orën 15:20,dhe është cilësuar si kanosje.
“Policia me rekomandim te prokurorit ka hapur rastin nën dyshimin për kanosje dhe te njëjtin e ka proceduar në procedurë te rregullt. Natyrisht po punohet për hetimin dhe sqarimin e rrethanave qe karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.
Burim të lajmi.net po ashtu kanë thënë se deri të incidenti ka ardhur pasi që drejtori ekzekutiv në largim, Faton Abazi ka dashur t’ia ndërroj vendin e punës Rifat Kelmendit, gjë që ky i fundit nuk ka pranuar.
Më 6 qershor është shpallur konkursi për drejtor të ri të Byrosë Kosovare të Sigurimit. /Lajmi.net/