Zvicra, një futbollist kosovar është duke dështuar keq (FOTO)
Xherdan Shaqiri është futbollisti deri më tani më i kritikuar për paraqitje të zbehta në ekipin e Zvicrës në “Euro 2016”.
Sport
Xherdan Shaqiri nuk e ka nisur mbarë aventurën në “Euro 2016”.
Ai ka bërë dy paraqitje të zbehta për Zvicrën në fitoren ndaj Shqipërisë dhe barazimin me Rumaninë.
Kjo ka bërë që ai të përfundojë në qendër të kritikave të tifozëve të skuadrës helvetike.
Por, ai ka gjetur mbështetje tek ish selektori Ottmar Hitzfeld.
“Shaqiri nuk po vlerësohet objektivisht. Kritikat janë të padrejta, por ai duhet të përballet me to. Kundër Rumanisë ai tentoi të rritet në lojë, por kishte mungesë vetëbesimi në driblime. Ai duhet të punoi edhe më shumë tani”, tha Hitzfeld gjatë një analize në “Blick”, përcjell “Lajmi.net”.
“Njerëzit gjithnjë presin mrekulli nga Shaqiri, sepse ai është lojtari më me shumë potencial. Kjo është arsyeja pse lojtarët e mëdhenj nuk vlerësohen drejtë, sepse e dini se çfarë mund të bëjnë. Jam i bindur se ai do të shkëlqejë në Euro. Franca mund të jetë gara e tij”, u shpreh Hitzfeld.
