Vonohet seanca, deputetët e PDK-së mbledhje në parti

Seanca e Kuvendit e cila është paraparë për në orën 10:00 nuk ka filluar ende. Në sallë mungojnë deputetët e partisë më të madhe, Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

16/06/2016 10:51

Siç mëson KosovaPress, ata gjenden në mbledhje të Grupit Parlamentar. Në sallë përveç tyre kanë arritur deputetët e LDK-së, të Vetëvendosjes dhe të minoriteteve.

Në këtë seancë përveç pikave të parapara nga mbledhja e Kryesisë do të hyjë edhe pika ku do të votohet ligji që zgjat mandatin e EULEX-it për dy vitet e ardhshme. /lajmi.net