Boronica promovohet në sheshin e kryeqytetit
Kultivuesit e të boronicave do të ekspozojnë sot në sheshin “Nënë Tereza”, të vjelat e tyre të bollshme të boronicave të freskëta.
Lajme
Kjo ngjarje po mbahet për herë të parë në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të boronicave.
Kultivimi komercial i boronicave në Kosovë mbulon një sipërfaqe modeste prej 20 hektarësh, në zona të ndryshme të vendit, dhe përfshinë 15 kultivues.
USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) dhe, më rishtazi, përmes programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), ka filluar me kultivimin e boronicave nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.