Cana e MC Kresha po e ndjekin ndeshjen bashkë (FOTO)
Reperi kosovar MC Kresha është takuar me kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën.
ShowBiz
Duke marrë parasysh se Cana këtë ndeshje do ta shikojë nga stolat e s’do të luajë në fushë, Kresha ka realizuar një fotografi me të dhe e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
Kartoni i kuq që Cana e mori në ndeshjen me Zvicrën e la atë jashtë njërës ndër ndeshjet më të rëndësishme që kombëtarja ka pasur gjatë gjithë historisë mirëpo në anën tjetër, e përballi me një tifoz të zjarrtë të tijin.
Kresha në kokë mbante një kapele e cila kishte edhe inicialet e Canës në të.
Në Marsejë të Francës, të mërkurën po zhvillohet ndeshja në mes kombëtares shqiptare dhe asaj franceze, dhe që të dyja po ballafaqohen për të arritur sa më afër titullit të kampionit të Europës.