Plisat në Marseille: Kosova është Shqipëri (FOTO)

“Plisat” nga Prishtina kanë marrë me vete edhe flamuj, në të cilët shkruhet: “Kosova është Shqipëri”, normalisht në anglishte për ta kuptuar bota.

Sport

15/06/2016 14:25

Euro 2016” po përcillet edhe nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë, për shkak se Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një eveniment të tillë.

Ndërkohë, tifozët shqiptarë po shkëlqejnë në shtetin nikoqir të Evropianit, në Francë, gjë që e treguan në ndeshjen e parë të Shqipërisë me Zvicrën, me ç’rast Lensi ishte veshur kuq e zi.

Numër i madh i tifozëve shqiptarë pritet ta mbështetë Shqipërinë sot edhe në Marseille, në duel me Francën.

Zëri shkruan se tifozët shqiptarë në vazhdimësi po e mbështesin maksimalisht Shqipërinë, të cilës po i këndojnë këngë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as thirrjet për një Shqipëri Etnike.

Madje, “Plisat” nga Prishtina kanë marrë me vete edhe flamuj, në të cilët shkruhet: “Kosova është Shqipëri”, normalisht në anglishte për ta kuptuar bota.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.