Francë – Shqipëri, befasi nga Marseille
Si rrallë herë, Shqipëria do të ketë numër më të vogël të shikuesve në një stadium se skuadra kundërshtare, në këtë rast nikoqiri i "Euro 2016", Franca.
Sport
Qyteti francez, Marseille, sonte do të jetë nikoqir i ndeshjes ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në “Velodrome Stadium”.
Në këtë ndeshje pritet të jenë prezentë 70 mijë tifozë. Normalisht, pjesa dërmuese e tyre do të jenë francezë, nikoqirë të Kampionatit Evropian.
Mirëpo, një pjesë bukur e madhe e stadiumit do të ngjyroset kuq e zi.
Zëri shkruan se, sipas disa raportimeve, janë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë që kanë blerë bileta për këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja palët – për Francën që ta sigurojë kualifikimin nga faza e grupeve, kurse për Shqipërinë që t’’i mbajë shpresat gjallë.