Publiku pëlqen “123” nga Besa dhe Flori (Video)

Ka kohë që kishin paralajmëruar bashkëpunimin e radhës për verën e këtij viti.

ShowBiz

15/06/2016 10:33

Kënga “123” nga Besa dhe Flori u publikua mbrëmë rreth orës 20:00 dhe publiku e pëlqeu atë në dëgjim të parë, shkruan lajmi.net.

Që nga mbrëmë deri tani kënga është dëgjuar rreth 100 mijë herë në Youtube dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur në këngë është emri i Flori Mumajesit.

Muzika është punuar nga Kledi Bahiti ndërsa tekstin e ka shkruar Flori. Për klipin është kujdesur produksioni “Entermedia”./Lajmi.net.

YouTube player