10 gabimet që bëjnë gazetarët praktikant
Ata që tani punojnë nëpër media apo portale të ndryshme, fillimisht kanë kaluar nëpër shtigje si një praktikant.
Fun
Kjo fushë ka një program të gjerë të praktikës, i cili jo vetëm që i jep gazetarëve përvojë pune dhe udhëzime, por gjithashtu u ofron kryeredaktorëve dhe gazetarëve me përvojë një eksperiencë për të menaxhuar njerëzit, transmeton lajmi.net.
Por nga një hulumtim i cili është kryer në SHBA, ata kanë nxjerrë gabimet më të shpeshta që këta praktikantë i kanë bërë, të cilat rezultuan të jenë të pranishme edhe tek çdo gazetarë praktikantë tjetër që ka hyrë në këtë botë së fundi.
- Tentojnë të flasin shumë qysh në fillim, bëhen “llafazan”.
- Ankohen qysh në ditët e para apo mbledhjet e para me kryeredaktorë.
- Supozojnë shumë!
- Nuk marrin iniciativa- Gabimet e para të gazetarëve fillestar janë që shumica prej tyre rrinë duarkryq duke pritur vetëm urdhra nga kryeredaktori, por që kurrë nuk marrin vetë iniciativën për të bërë diçka.
- Shfrytëzojnë zyrën si dhomë pushimi- Disa gazetarë bëhen të mërzitshëm qysh në fillim, por gabimi më i madh është kur ata edhe flenë nëpër zyra.
- Nuk i dinë kufijtë- Mos tentoni të bini në kontakt me punonjësit tuaj e më pas të jepni ide për ndryshime e për më shumë të silleni vrazhdë, duke u ankuar për menaxhimin e tyre!
- Lënë punën për një vend tjetër- Gabimi tjetër që ata bëjnë është kur mërziten në punën e parë, dhe kështu vendosin ta ndërrojnë duke kaluar në një portal apo medie tjetër. Jo, kjo është e kotë, gazetaria është në çdo vend njësoj, nëse nuk do të lodhesh, atëherë i/e dashur ti nuk je për këtë punë!
- Mos punoni gjithmonë falas- Nëse jeni i shkathtë, keni vetëbesim, bëni punë të mirë dhe merrni lëvdata, atëherë mos punoni falas kërkoni që të paguheni, është e drejtë e juaja.
- Kanë komunikim të dobët- Gjëja më e rëndësishme në fushën e gazetarisë është komunikimi. Kujdes si flisni, çfarë pyetje bëni, si përgjigjeni… Të gjitha këto janë në favorin tuaj sepse janë çështje personale edhe nëse merrni kritika. Mungesa e shumë gazetarëve është mungesa e një komunikimi të mirëfilltë, duke e kthyer kështu në një gazetar jo serioz.
- Nuk i kushtojnë rëndësi detajeve- Ky është gabim trashanik në gazetari! Kushtojini shumë vëmendje detajeve, madje edhe vetëm një shkronje kur t’i shkruani apo shqiptoni emrin e dikujt. /lajmi.net