Dorëhiqet Ismet Munishi
Ismet Munishi nuk është më trajner i Hajvalisë.
Sport
Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, duke i falënderuar të gjithë.
“Falënderoj klubit, por tani më nevojitet një pushim dhe po largohem. Skuadra tashmë ka humbur disa futbollistë kryesor”, deklaroi Munishi për “Sportal”.
Ai kishte paralajmëruar vazhdimisht që do të vazhdojë misionin për daljen në Evropë me Hajvalinë, por edhe këtë deklaratë, si shumë të tjera, i “mori era”.