Ish ambasadori Bosch: Luan Kosovë vs Kosovë?
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka cilësuar ndeshjen mes Zvicrës e Shqipërisë, si një ndeshje “Kosovë vs Kosovë”.
Sport
Ai në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një fotografi duke shikuar ndeshjen bashkë me ambasadoren e Kosovës në mbretërinë holandeze, Vjosa Dobrunën.
“Bashkë me ambasadoren e Kosovës duke shikuar Shqipërinë kundër Zvicrës, apo pak a shumë Kosovën kundër Kosovës. Ndeshje e bukur”, ka shkruar Bosch në Twitter.
Siç shihet nga fotoja, ambasadorja mbante plis në kokë, derisa bashkë me ish-homologun po shijonin birrën.