Petkovic tregon si mund ta mposhtin Shqipërinë
Vladimir Petkovic dhe Stephan Lichsteiner bashkë me Xherdan Shaqirin ishin tre përfaqësuesit që zgjodhën të dilnin në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Shqipërisë.
Sport
Fillimisht, trajneri i skuadrës helvete u ndal te gjendja e skuadrës së tij, duke diktuar ritmin që Zvicra duhet të ndjekë në fushën e lojës por pa kaluar në aventurë.
“Duhet të ruajmë qetësinë dhe të kontrollojmë ndeshjen. Gjithastu duhet të jemi imponues dhe të bëjmë më pak gabime se kundërshtari”.
Trajneri boshnjak u emërua në stolin e Zvicrës pas aventurës te Lazio, por ai e pranon se ky është momenti kulminant në karrierë. Pavarësisht eksperiencës se vogël në kompeticione të tillë, Petkovic kërkon që Zvicra të mos e nënvleftësojë Shqipërinë.
“Ky është evenimenti më emocionues në karrierën time dhe ndihem shumë mirë sepse jam pjesë e një grupi që kërkon të shkruajë historinë. Shqipëria nuk duhet nënvleftësuar dhe ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. E ritheksoj, do të japim maksimumin për t’i mbajtur nën kontroll kundërshtarët”.
Në fund të fjalsë së tij, trajneri helvet shtoi se nuk ka folur ende me skuadrën e tij për kundërshtarin, duke lënë të kuptohet se fokusi i punës së tij ka qenë faza përgatitore dhe gjendja e ekipit që drejton, transmeton Supersport.al.
Në vijim, fjalën e mori kapiteni Stephan Lichsteiner, i cili kërkoi të ulë tensionin në grup pasi Petkovic zgjodhi atë dhe jo Shaqirin për të mbajtur shiritin e kapitenit.
Lichtsteiner…”Mbi të gjitha jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, çështja e kapitenit ka pak rëndësi. Unë përfaqësoj vendin tim në një turne të tillë kaq të madh dhe kjo është një kënaqësi dhe sfidë e madhe”