Vetëvendosje ia merr Nismës edhe një kryetar dege
Lëvizja vetëvendosje ka njoftuar se radhëve të saj u është bashkuar edhe një zyrtar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën.
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje deklaron se ai që i është bashkuar atyre, është ish-kryetari i Nismës në Kamenicë, Rexhep Vranja.
Kjo lëvizje u ka dërguar medieve edhe një fotografi ku ulur në takim shihen kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri së bashku me Rexhep Vranjën.
Kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje deklaron se zyrtarë e aktivistë të Nismës i janë bashkuar asaj edhe në komuna të tjera, pavarësisht se në disa raste këto aderime janë demantuar nga kjo e fundit./lajmi.net