Pse UEFA eliminoi shortin dhe e vendosi Kosovën në Grupin I?
Mësohet edhe arsyeja se pse Kosova është plasuar në Grupin I dhe Gjibraltari në atë H.
Sport
Parashihej të kishte short, por UEFA ka vendosur që të mos veprojë ashtu.
Kjo pasi që në Grupin H është Bosnja e Hercegovina, kundërshtar potencialisht i rrezikshëm për sigurinë në rast të ballafaqimit me Kosovën, përcjellë “Lajmi.net”.
Kësisoj, duke evituar përballjet e Kosovës me Serbinë apo Bosnjën, UEFA ka vendosur Përfaqësuesen e Albert Bunjakut në Grupin I.