​Breshëri automatiku në Elbasan

Një breshëri të shtënash janë dëgjuar pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në afërsi të stadiumit, unazën jugore të qytetit.

Lajme

08/06/2016 20:47

Nga të dhënat paraprake raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet, që dyshohet të jetë braktisur nga autorët.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetëm dy ditë më parë në Elbasan u plagos një emër i njohur i drejtësisë, shtetasi Bledar Muça, i cili në momentin e sulmit ishte në shoqërinë e mikut të tij Florenc Çapja./shekulli