Kosova publikon listën për U19, ftohet vëllai i yllit të futbollit kosovar
Vëllai i Bersant Celinës, Loti Celina, ka zgjedhur që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Sport
Vëllai i futbollistit kosovar të Manchester Cityt, Bersant Celina, Loti, ka zgjedhur që të luajë për Kosovën.
Grumbullimin e tij me kombëtaren e Kosovës U-19 e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është shfaqur lista e 24 futbollistëve të ftuar.
Loti Celina është vetëm 15-vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë me klubin norvegjez, Stromsogdset deri në vitin 2017.