Gazetari dhe përkthyesi amerikan vriten në Afganistan
Një fotoreporter amerikan dhe një përkthyes janë vrarë në provincën Helmand në Afganistanin jugor.
Bota
David Gilkey nga Radio Publike Kombëtare dhe Zabihullah Tamanna po udhëtonin me ushtrinë afgane, kur u godit automjeti i tyre, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Në këtë sulm, i vrarë mbeti edhe shoferi i automjetit, ndërsa dy punonjës të tjerë të cilët po udhëtonin së bashku me ta, kanë shpëtuar.
Gilkey ishte gazetari i parë amerikan jashtë ushtrisë, që është vrarë në konfliktin në Afganistan.
Gjatë karrierës së tij, ai është shpërblyer me një sërë çmimesh për mbulimin e konflikteve ushtarake dhe fatkeqësive natyrore.