Pas Vardyt, edhe Mahrez bëhet me skuadër të re

Pas Jamie Vardyt, edhe ylli tjetër i madh i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, është afër largimit.

Merkato

05/06/2016 21:38

Ashtu sikur shoku i tij i skuadrës, Vardy, Mahrez është shumë pranë transferimit te Arsenali.

Sipas informacioneve të “The Sun”, drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur për të paguar klauzolën e algjerianit dhe duan ta transferojnë atë në “Emirates” gjatë këtij muaji, përcjellë “Lajmi.net”.

Për Mahrez po interesohen edhe disa skuadra tjera të njohura evropiane.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.