David Guetta pritet ta kallë atmosferën sot në Shkup, performon edhe Era Istrefi (video)

Sot, Shkupi do të jetë nikoqir i njërit prej eventeve më të mëdha në Ballkan, ku njëri prej më të famshmëve në muzikën elktronike në botë, këngëtari David Guetta, pritet që sot ta kallë atmosferën në koncertin që ai mban.

ShowBiz

05/06/2016 09:08

David Guetta, Era Istrefi, Robin Schulz dhe DJ të tjerë, pritet të performojnë në koncert, derisa kjo mbrëmje e nxehtë pritet që të startojë në orët e mbrëmjes.

Për herë të parë në një event të këtillë pritet të merr pjesë edhe sensacioni kosovar në skenën e muzikës botërore, Era Istrefi.

Organizatorët bëjnë të ditur se deri të shtunën janë shitur mbi 20 mijë bileta, që është një tjetër senzacion, përcjell Teleskopi.net.

YouTube player