Mesfushori kërkon të “largohet” nga Kombëtarja, shikoni përgjigjen e De Biasit

Trajneri i Kombëtares, Gianni DeBiasi është tolerant meMemushajn.

Sport

04/06/2016 16:13

Mesfushori ka marrë lejen për të qenë në fushë në finalen e parë play off të Serie B ku skuadra e tij do të përballet me Trapanin.

Kapiteni i skuadrës nga Abruzzo është lejuar nga strategu italian për të jetë i pranishëm në këtë sfidë delikate për bardhekaltërit edhe pse rregullorja e UEFA-s nuk e detyron për të marrë një vendim të tillë.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 20:30 dhe lojtari i lindur në Vlorë do të rikthehet në grupin kuqezi vetëm të hënën paradite.

Memushaj u aktivizua gjatë gjithë pjesës së dytë në miqësoren kundër Ukrainës të zhvilluar në Bergamo.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.