Policia: Në sulmin ndaj Mehës një person u tentua të nxirret nga vetura
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin kur është sulmuar kryetari i Komisionit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, një person është tentuar të nxirret një person nga vetura.

Lajme
Vetura në të cilin po udhëtonte Meha është sulmuar me ngjyrë të premten në mesditë, ndërsa për këtë sulm përgjegjësinë e ka marr Lëvizja Vetëvendosje.
Por, sipas policisë, përveç sulmit të veturës, të dyshuarit kanë tentuar të nxjerrin jashtë saj edhe një person, përcjell lajmi.net.
“Viktima mashkull K-Shqiptar nga Agjencia e Kadastrit të Kosovës , së bashku me shoferin–mashkull K/Shqiptar dhe tre punëtor të tjerë të kësaj agjencie, derisa ishin duke lëvizur me veturë zyrtare Honday 3Z, tre të dyshuar, kanë hap derën e pasme të veturës duke tentuar ta nxjerrin njërin nga personat në veturë, mirëpo ngasësi ka arrit të largohet me shpejtësi me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka bërë me ngjyrë një pjesë të veturës. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në raport.
Meha ishte ftuar që të premten të raportojnë në Komisionin për Integrime Europaine, lidhur me punën e komisionit shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, por që pas këtij sulmi ai nuk kishte shkuar në komision./ lajmi.net.