Twiter pezullon llogaritë e rrejshme të Putinit dhe Lavrovit
Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale në Rusi janë zemëruar për shkak të vendimit që të pezullohen Twiter-at humoristik të presidentit Vlladimir Putin dhe funksionarët tjerë rusë.
Fun
Disa llogari të Twiter si DarthPutinKGB që parodizon në llogari të Putinit dhe SovietSegey që tallet në llogari të ministrit të Punëve të jashtme Sergei Lavrov që nga dje nuk janë valid.
Llogaria e rrejshme e Putinit ka tërhequr më shumë se 50 mijë ndjekës para se ai të mbyllet.
Kur të klikohet në këtë llogari merret informata se është pezulluar.
Llogaria tallëse e Lavrovit që janë një imitim i ambasadës ruse në Londër dhe ambasadorit rus janë riaktivizuar dhe janë në dispozicion të përdoruesve transmeton Asociated Press.
Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale kanë nisur hashtag-un NoGulagForDarthPutinKGB në Twiter në shenjë proteste.