Zbulohet e dashura e Mërgim Mavrajt

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në futboll, Mërgim Mavraj, pa dyshim se është një prej emrave më të përfolur të kohës.

Sport

27/05/2016 23:00

Fakti që Mavraj refuzoi që të bartë fanellën e kombëtares me logon e Birra Peja ka nxitur një debat të madh në rrjetet sociale.

Lojtari po zhvillon përkundër kësaj normalisht përgatitjet në Austri aty ku po qëndron edhe ekipi kombëtar para Euro 2016, shkruan Telegrafi.

Në Francë në përkrahje të tij do të gjendet pa dyshim edhe e dashura e tij. Telegrafi mëson se e dashura e Mërgimit quhet Lisa. Bjondja bukuroshe ka kohë që është në lidhje me mbrojtësin shqiptar, por ata kanë vendosur që të blindojnë jetën e tyre private.

mergimi-2