2po2 reagon ndaj “Top Awards”, i quan injoranta (Foto)

Në organizime të tilla ku bëhet nominimi i artistëve të ndryshëm të skenës për sa i përket sukseseve të arritura, gjithmonë ka pakënaqësi nga vetë ata.

ShowBiz

27/05/2016 13:04

 

Përveç faktit se disa nga këngët të cilat janë dëgjuar shumë nga publiku dhe janë konsideruar si të suksesshme nuk kanë kryesuar në nominimet në Top Awards njëri prej tyre ka reaguar për ngatërrimin e prezantimit të këngës, transmeton lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi, Besnik Canolli i njohur si 2po2 i ka quajtur injoranta organizatorët të cilët bashkëpunimin e tij me Flori Mumajesit këngën e shumë pëlqyer ‘ Gone Girl’e kanë cilësuar si projekt të këtij të fundit duke e cilësuar reperin 2po2 si mysafir të këngës së vet./Lajmi.net.