Fakte interesante për sytë – kemi diçka të përbashkët me peshkaqenët
Sa herë që shikoni njeriun që e dashuroni, bebëzat dyfishohen për nga madhësia që kanë.
Fun
Çdo qerpik në syrin tuaj ka jetëgjatësi, por a e keni ditur se qëndrojnë vetëm 5 muaj dhe më pas zëvendësohen me të rinj, transmeton lajmi.net.
Kornea e syrit të njeriut është krejtësisht e ngjashme me atë të peshkaqenit, ky i fundit është përdorur edhe për operacionet e syrit të njeriut.
Mbyllja dhe hapja e syrit zgjat 100 deri 150 minisekonda, ju mund t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë pesë herë për një sekond.
Njerëzit që kanë sytë e kaltër – mendohet se ngjyra kaltër e syve ka filluar para 10,000 vjetëve për shkak të mutacionit gjenetik.
Nga 7 miliardë njerëz, vetëm 2 përqind e tyre kanë sytë ngjyrë të gjelbër, ndërsa vetëm 1 përqind e tyre kanë ndryshime në sy për nga ngjyra, pra njërin kanë një ngjyrë tjetrin ngjyrë tjetër.
Gjatë mesatares së jetës sonë ne shohim rreth 24 milionë fotografi të ndryshme./lajmi.net