Dyshohet për vjedhje të veturës në Belgjikë, arrestohet në Merdarë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Merdarë është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhjen e veturës në shtetin e Belgjikës.
Lajme
Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhjen e veturës në shtetin e Belgjikës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.