BDI bojkoton zgjedhjet në Maqedoni
Partia Bashkimi Demokrat për Integrim (BDI) nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit që do të mbahen në Maqedoni.

Lajme
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani. Ai ka deklaruar se nuk do të dërgojë lista kandidatësh për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 5 qershor.
“BDI-ja nuk do të dërgojë lista kandidatësh për deputet në afatin e caktuar deri te KSHZ”, ka deklaruar Osmani për “Zhurnal”.