Nëse mendoni se puna që keni ua shpif, atëherë shikoni këtë video

Secili prej nesh ballafaqohemi me probleme të ndryshme në jetë. Stresi i akumuluar pas një dite të lodhshme pune, faturat e papaguara ose nevoja për të pasur shuma të majme të hollave për të mbajtur familjen, janë vetëm disa nga brengat që na preokupojnë çdo ditë.

Fun

10/05/2016 20:22

Nganjëherë nuk mundemi asgjë të bëjmë lidhur me këtë, por përgjegjësitë që bien mbi supet tona janë padyshim të rënda, transmeton Telegrafi.

Për Syed Abdul Ghani, pesha e rëndë nuk është vetëm figurativisht e rëndë, pasi ai këtë e ndjen çdo ditë derisa transporton mallra të rënda në shpinë.

 Ghani është një plak nga Peshawari i Pakistanit, i cili bart çdo ditë thasë me miell në shpinë që peshojnë 100 kilogramë, vetëm dhe vetëm që të fitoj 3 dollarë.

Ai këtë punë të vështirë e bën për të fituar kafshatën e gojës për familjen e tij. Ghani çdo ditë qoftë në borë, shi apo me diell, bart në shpinë thasë me miell, në mënyrë që tryeza e familjes të mos jetë bosh./telegrfi

YouTube player