EULEX-i e çon Azem Sylën në burgun e Dyzit (Video)

Pasi i është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit, ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Lajme

30/04/2016 18:43

KALLXO.com sjell pamje të konvojit të veturave të EULEX-it duke e dërguar Sylën në këtë burg.

Syla është dorëzuar dje tek organet e rendit, tri ditë pasi policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës ndërmorën një aksion bastisjesh e arrestimesh ndaj një grupi ku bën pjesë edhe ai vetë të dyshuar për tjetërsim pronash.

Avokati i tij Tomë Gashi sot paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës.

YouTube player